Kandidati për në Gjykatën e Lartë, Panda: Objektiv “emergjencat gjyqësore”

schedule11:26 - 27 Shkurt, 2020

schedule 11:26 - 27 Shkurt, 2020

KLGJ për emërim në Gjykatën e Lartë ka përzgjedhur 3 kandidatë, nga radhët e juristëve të spikatur, në tre pozicionet e lira në fushat e së drejtës administrative, civile dhe penale.

Për tre kandidatët e kualifikuar, Këshilli ka vendosur zhvillimin e intervistave në seanca dëgjimore sot duke filluar në orën 10.00.

Ata janë: Sokol Sadushi, Ervin Pupe, Ilir Panda.

Sokol Sadushi është i përzgjedhur si kandidat për profilin administrativ. Ervin Pupe është përzgjedhur në profilin civil ndërsa Ilir Panda është përzgjedhur në profilin penal.

Ndërkohë ka filluar mbledhja në KLGJ, ku dhe kanë filluar intervistat për tre kandidatët për garën për në Gjykatën e Lartë.

Ilir Panda kandidati për në Gjykatën e lartë në profilin penal është vendosur para KLGJ për të dhënë intervistën, i treti.

“Karriera ime ka filluar në hetimin e veprave penale dhe pastaj në Ministri të Drejtësisë në administratë publike. Gjatë gjithë kësaj kohe aktiviteti im është shoqëruar në disa punë shkencore dhe aktualisht vij nga jeta universitare, në një universitet privat.

Mendoj se eksperiencat që kam në fusha të ndryshme ku kam punuar, do jenë ndihmuese edhe në aktivitetit gjyqësor. Kandidoj pasi është më afër interesit publik dhe lidhet ngushtë me të drejtat e njeriut. Objektivat janë të pëgjithshme dhe të përveçme, vlerat, standardet dhe rregullat e etikës profesionale.

Gjykata e Lartë ka eksperiencë të mëparshme të sigurtë për punën për të çuar më para punën për zhvillimin e aktivitetit gjyqësor. Objektiv për një gjyqtar të Supremes është ajo problematikë të shumë dosjeve të mbledhura në Gjykatë të Lartë.

Me profesionalizëm puna duhet të filloj, ndërsa rrugët për t’i zgjidhur duhet të shikohen. Në objektiv janë edhe marrëdhëniet me Këshillin e Lartë Gjyqësor, në marrëdhënie profesionale e institucionale.

Eksperienca në mësimdhënie, puna në Ministrinë e Drejtësisë, puna në grup e më gjerë. Element janë disa veprimtari që janë pjesëmarrja në bordin e akreditimit të arsimit të lartë, dhe pjesëmarrja si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Roli i parë i GJL është roli që i jep Kushtetuta si dhe roli që i jep praktikës gjyqësore. Duhet të jetë bindëse dhe detyruese për gjykatat më të ulta dhe për vetë palët në procese. Mendoj që përmes veprimtarisë së saj të bindi palët pjesëmarrëse, që për të shkuara atje, t’u mbushet mendja anëtarëve të GJL, që çështjet kanë rëndësi të madhe

Njeriu gjithë jetën ka plot dilema, ndërsa unë prirem të mos e lërë veten deri aty por nuk i kam shpëtuar. Kam patur disa dhe një ndër to ishte zgjedhja midis sektorit publik dhe atij privat. Zgjidhja që bëra ishte e suksesshme. Dilemë tjetër ka qenë të qëndruarit jashtë apo në Shqipëri. Duke qenë para jush besoj se e tregon”, tha Panda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!