Kandidati për kreun e DASH: Politika e butë ndaj Rusisë ka mbaruar

schedule12:57 - 12 Prill, 2018

schedule 12:57 - 12 Prill, 2018

Drejtori i CIA-s në largim, Mike Pompeo do të deklarojë para Senatit amerikan se me ardhjen e tij në drejtim të Departamentit të Shtetit, qasja e butë ndaj Rusisë do të përfundojë. Ai e quajti të drejtë përcaktimin e administratës Trump që Rusia është kërcënim për SHBA-të.

“Rusia vazhdon të sillet në mënyrë agresive, e shtyrë prej vitesh nga politika e dobët kundrejt këtij agresioni. Kjo tani do të përfundojë”. Kështu konfirmon Mike Pompeo në ekstraktet e deklaratës, të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë, që do të bëjë para komisionit të jashtëm të Senatit për konfirmimin e tij si Sekretar Amerikan i Shtetit. “Strategjia për sigurinë kombëtare të Trump, në mënyrë të drejtë, ka identifikuar Rusinë si një rrezik për vendin tonë”, vijon drejtori i CIA-s në largim.

Gjithashtu nënvizon se lista me veprimet e kësaj administrate për të rritur shpenzimet për presidentin rus, Vladimir Putin, është e gjatë. “Ne po rindërtojmë ushtrinë tonë tashmë të fortë dhe po rifinancojmë pasurimin e arsenalit tonë bërthamor. Ne kemi vendosur sanksione të ashpra dhe kemi dëbuar më shumë diplomatë dhe agjentë të fshehtë rusë nga SHBA se sa në çdo epokë tjetër që nga Lufta e Ftohtë”, vijon deklarata e Pompeo.

Drejtori i CIA-s në largim nënvizon se SHBA po armatos të rinj që i bëjnë rezistencë ekspanzionizmit rus në Ukrainë dhe Gjeorgji. Ndër të tjera, ai ka edhe një prononcim për një përplasje ushtarake të mundshme mes Moskës dhe Uashingtonit.

“Lufta është gjithmonë zgjidhja e fundit. Preferoj të arrij qëllimet e politikës së jashtëme të presidentit me një diplomaci të ashpër se sa të dërgoj të rinjtë në luftë”, saktëson Pompeo duke refuzuar cilësimin “Fajkua”. /abcnews.al