Kandidati pas Tahirit, Spartak Braho takon Gramoz Ruçin

schedule11:10 - 4 Maj, 2018

schedule 11:10 - 4 Maj, 2018

Një ditë pasi, Saimir Tahiri, deklaroi lënien e mandatit të deputetit, Spartak Braho, ka shkuar sot në zyrën e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi me të cilin po zhvillon një takim.

Braho ka radhën për të hyrë në parlament sipas listës shumëemërore të kandidatëve për deputetë të PS në zgjedhjet e 2017-s. Një ditë më parë, Braho është shprehur për disa media se ende nuk ka vendosur nëse do të marrë apo jo mandatin e deputetit.

Edhe vetë Tahiri ende nuk ka dorëzuar zyrtarisht mandatin e deputetit në Kuvend, procedurë që sipas disa burimeve, pritet ta kryejë ditën e sotme.
Më pas, KQZ duhet të vendosë për përfundimin e mandatit të tij dhe t’ia kalojë atë kandidatit të radhës sipas listës shumëemërore./abcnews.al