Kandidati i PD takon banorët në zonën e “Xhamllikut”, Bejko: Askund nuk ka autobusë falas     

schedule14:26 - 7 Maj, 2023

schedule 14:26 - 7 Maj, 2023

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën është takuar me qytetarë të Xhamllikut, për tu kërkuar votën e 14 majit.

Ecjet në rrugë kanë të papritura, si këto zonja që me buzëqeshje i deklaruan votën kundër.

“Ç’të të bëjmë ne tani ne votojmë Erion Veliajn”, ka thënë një qytetarë.

“Epo shumë mirë”, është shprehur Bejko.

Me këtë banor, Bejko komentoi premtimin e Belind Këllicit për autobuzë falas, duke thënë se është i pamundur.

Unë kam opinionin se një premtim i tillë bëhet për efekt elektoral, nuk ka autobus falas në botë”, ka thënë Bejko./abcnews.al