Kandidati i PD në Fier, Fatjon Semanjaku kundërshtoi punonjësit e policisë, për heqjen e një posteri në qendër të qytetit.
Policia e Fierit, përmes një reagimi, deklaroi se posteri ishte vendosur në kundërshtim me ligjin.
Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, kanë shoqëruar personin që po kundërshtonte policinë bashkiake, kanditatin për deputet të Partisë Demokratike, i cili është lënë i lirë menjëherë./abcnews.al

