“Kandidatët tentojnë të futen në qendrat e votimit”, KQZ: Është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor

schedule08:45 - 11 Maj, 2025

schedule 08:45 - 11 Maj, 2025

TIRANË– Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thotë se ka pasur tentime të kandidatëve për t’u futur në qendrat e votimit. Ai thekson se kjo është e ndaluar nga Kodi Zgjedhor dhe se kandidatët nuk mund të hyjnë në qendrat e votimit.

“KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit.

Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor. Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!