Kandidatët potencialë/ Të ardhur nga SHBA, Kanadaja dhe Londra, PS zgjedh përfaqësuesit e Diasporës

schedule19:02 - 12 Mars, 2025

schedule 19:02 - 12 Mars, 2025

Kryesia e Partisë Socialiste, vijon prej orës 18:00 mbledhjen, ku edhe po diskutohen listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“ABC News” mëson emrat e kandidaturave nga Diaspora, në parim në listën e PS.

Emrat e propozuar nga Diaspora:

-Kristo Papa, në qarkun e Fierit. Kardiokirurg, vjen nga Londra.

-Erinda Aliaj, në qarkun Vlorë, vjen nga SHBA.

-Eduard Zadrima, në qarkun Shkodër, vjen nga Kanadaja.

-Zerina Bruci, në qarkun Tiranë, Koordinatore për Diasporën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!