Kandidatët për Himarën, deri më 22 korrik/ KQZ vendos rregullat: Fushata zgjat nëntë ditë

schedule12:23 - 9 Korrik, 2024

schedule 12:23 - 9 Korrik, 2024

Koha deri më 4 gusht, kur himariotët do ti drejtohen kutive të votimit për të parin e tyre, është shumë e shkurtër dhe kërkon vendimarrje të shpejta nga partitë politike.

Partia Socialiste duket se e ka më të lehtë, në kushtet që kur në fillim duket se kishte të qartë se me cilin kandidat do të shkojë.

Vangjel Tavo të hënën u zyrtarizua nga PS, por opozita është duke marrë kohë për të nxjerr rivialin që ai do të ketë në fushën e Himarës.

Vangjel Dule i PBDNj-së duket se do të marrë dhe disa ditë për të nxjerr emrin, në kushtet kur i është lënë atit nga Partia Demokratike.

Por koha nuk premton shumë dhe KQZ-ja pritet të zyrtarizojë këtë pasdite të marte, afatin e nisjes së fushatës, që do të nis më 26 korrik e do të zgjas vetëm 9 ditë.

Procedura e parë ndëkrohë janë kërkesat e subjekteve politike që do të garojnë. Afati për këtë është deri më 15 korrik.

Koalicioni, që me gjasë do të shkojë opozita duhet të zyrtarizohet, jo më vonë se 19 korrik, pra brenda 10 ditësh. Ndëkorhë 22 korriku është afati i fundit për të nxjerr dhe çuar në KQZ kandidatët që do synojnë drejtimin e Bashkisë së Himarës, që pas arrestimit tw Fredit Belerit, dy ditë para zgjedhjeve, për shitblerje votash, ka ndryshuar dy herë drejtues.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!