Kandidatët për deputetë, Bardhi nga Elbasani: Do të jemi fitues në të 12 qarqet

schedule17:01 - 4 Tetor, 2020

schedule 17:01 - 4 Tetor, 2020

Elbasani ishte qarku i tetë ku Partia Demokratike ftoi anëtarësinë të votbesojë ose të kontestojë listën e kandidatëve për deputetë.

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike kaloi për votbesim nga anëtarësia 45 emra, prej të cilëve 20 kandidatë janë vetëm në degën e Elbasnit, qark që prodhon 14 mandate parlamentare.

Numri dy i demokratëve, Gazment Bardhi, në një intervistë për Abc News u shpreh optimist për cilësinë e kandidatëve dhe frymën që i gjithë procesi po përcjell.

“Deri tani procesi ka ecur mjaft mirë, ka pasur një pjesëmarrje të kënaqshme të anëtarëve të partisë. Kjo tregon se nësë një parti kërkon të marrë opinionin e qytetarëve për ekipin me të cilin do t’i paraqitet atyre në zgjedhjet e radhës, atëherë interesi i tyre ëshët i madh dhe pjesëmarrja ka qenë e madhe.”

Por çfarë do të ndodh me emrat e kontestuar nga anëtarësia?

“Ato kalojnë në një listë të cilëve u shtyhet aprovimi dhe përdoret për qeverisjen e PD nesër. Qëllimi i procesit nuk është të bëjë vlerësimin, kush është më i miri apo më i keqi. Por qëllimi i procesit është për të identifikuar figurat që gëzojnë konsensus më të gjerë në radhët e anëtarëve të partisë.”

Por cili është objektivi elektoral i demokratëve në qarqet e mëdha në zgjedhjet e ardhshme?

“Synimi jonë është që ne të fitojmë në të 12 qarqet e vendit. Sigurisht që ka disa qarke ku PD ka pësuar një rritje të ndjeshme, siç është Elbasani, dhe unë pres që opozita e bashkuar të jetë fituese në këtë qark.”

Në 10 tetor me Tiranën do të përmbyllet procesi i votbesimit të kandidatëve, teksa komisioni i Vlerësimit të kandidatëve do të kenë 5 ditë kohë për t’i dërguar listat finale kryesisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!