Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot takim me ekipin e Mallakastrës për 25 prillin. Kandidatët kanë bërë prezantimin e tyre, ndërsa bie në sy mënyra sesi ata i referohen kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, duke iu drejtuar si “shoku Gramoz”.
“Faleminderit kryemistër për gjithçka ke bërë për Mallakastrën. Jemi besimplotë që kjo do të vazhdojë edhe për mandatin e tretë. Një falenderim edhe për kryetarin Kuvendit që ka gjithnjë bashkëpunues. Faleminderit shoku Gramoz”, tha kryebashkiaku Qerim Ismailaj.
Një tjetër falënderim kishte edhe deputeti socialist njëherësh kandidat Ismet Beqiri, i cili gjithashtu iu referua kreut të Kuvendit si “shoku Gramoz”
“Kam dhënë me dhjetëra e qindra leksione. Kur thotë shoku Gramoz kandidatëve shiko keni emocione. Po ja qe edhe ne burrat me thinja kemi emocione. Mallakastra ime faleminderit. Si përfaqësues i juaj dhe si kandidat ta falenderoj nga zemra e Mallakastrës sepse shokun e Gramoz Ruçi e kemi mallakastriot”, tha Beqiri. /abcnews.al

