Kandidatët e 6 Marsit në krah të Bashës: Nuk duhet të dorëhiqet, zgjedhjet i fituan Rama-Berisha-Doshi

schedule17:46 - 8 Mars, 2022

schedule 17:46 - 8 Mars, 2022

Kandidatët e PD për zgjedhjet e 6 Marsit, kanë dalë në krahë të kryedemokratit Lulzim Basha, duke thënë se këto zgjedhje nuk janë humbur, por u vodhën nga ana e mazhorancës në bashkëpunim me krimin.

Gazetari i Abc Juxhin Mustafasaj, ka zbardhur deklarata e bëra nga ana e kandidatit të Shkodrës, Xhemal Bushati dhe ai i Dibrës Luan Haka, të cilët kanë thënë se në këto zgjedhje votat për PD-në nuk ishin reale.

Bushati tha se këto zgjedhje nuk u humbën nga PD, por u fituan nga treshja Doshi-Berisha-Rama.

‘Kam thënë unë? Ka qenë një deklaratë e nxituar. Shkodrën nuk e kemi humbur, Shkodrën e ka fituar Sali Berisha Edi Rama dhe Tom Doshi’, ka thënë Bushati para gazetarëve.

Të njëjtin prendendim ka pasur dhe Luan Haka që kandidoi në Dibër. Ai tha se ndihet krenar për votat e pastra. Disa prej kryetarëve të degëve kanë thënë se duhet një reflektim por kanë shprehur rezerva nëse PD duhet të jetë nën drejtimin e Berishës dhe këtu i referohemi Agron Kapllanajt. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!