Kandidat për president i klubit të Portos, kërcënohet Villas Boas

schedule18:43 - 2 Nëntor, 2023

schedule 18:43 - 2 Nëntor, 2023

Ish-trajneri i Chelseat, Andre Villas-Boas kaloi një ferr të vërtetë një natë më parë, sipas mediumit portugez “O Jogo”, ku thuhet se shtëpia e tij është vandalizuar, ndërsa atij i janë dërguar edhe foto të fëmijëve të tij në shkollë.

E gjithë kjo pasi ish trajner i shumë klubeve të njohura, ka njoftuar për kandidaturën e tij që të bëhet president i klubit të Portos, ku më herët ishte trajner dhe fitoi trofe.

Gjatë natës së kaluar, muret e shtëpisë së tij u vandalizuan, gjë që erdhi menjëherë pasi ai deklaroi se do të kandidojë për president të Portos.
“AVB tradhtar” dhe “AVB mosmirënjohës” ishin dy nga frazat e vizatuara në muret e pronës private të Andre Villas-Boas.

Por nuk mbyllet me kaq. Joao Queiroz, një ish-punonjës i FC Porto, zbuloi në Twitter se diçka shumë më serioze kishte ndodhur.

“Kam marrë informacionin se Andre Villas-Boas i janë dorëzuar fotot e fëmijëve të tij të bëra në shkollën ku ata shkojnë. Fotot janë shoqëruar me mesazhe të frikshme. Nëse kjo është e vërtetë, situata është shumë e rëndë dhe kërkon ndërhyrjen e policisë”, ka shkruar Quieroz. Portugezi drejtoi Porton nga viti 2010 deri në vitin 2011, me të cilin fitoi kampionatin portugez, Kupën dhe Superkupën e Portugalisë dhe Ligën e Evropës.

Pastaj pasoi një transferim te Chelsea dhe ai drejtoi gjithashtu Tottenhamin, Zenitin dhe Shanghai SIPG.Klubi i tij i fundit ishte Marseille, me të cilën ai ndërpreu kontratën në shkurt të 2021./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!