Kandidat i përbashkët për zgjedhjet e 2023-it? Berisha: Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar, nuk largohemi nga primaret

schedule12:38 - 30 Shtator, 2022

schedule 12:38 - 30 Shtator, 2022

Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur i hapur për tu ulur në tryezë me aleatët e PD-së për të diskutuar për mundësinë për kandidat të përbashkët të opozitës në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në vitin 2023.

Berisha tha se është i gatshëm të bëj maksimumin që të arrijë konsensus me aleatët, ndërsa tha se nesër do të Mblidhet Këshilli Kombëtar për të diskutuar për primaret.

Berisha tha  se nuk do të ketë një largim nga primaret. Ai tha se forca politike që ai drejton nuk do të heqë dorë nga sistemi i zgjedhjeve brenda partisë të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Sigurisht do ulemi me aleatet me PL dhe aleatë të tjerë do bëjmë gjithçka që të arrijmë maksimumin e konsensusit. Ne nga primaret nuk mund kurrsesi të largohemi. Nëse largohemi nga primaret ne nuk jemi më vetja jonë. Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për të diskutuar për primaret që do të zhvillohen. Nuk e di cili mendim do të mbizotërojë”, tha Berisha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!