SHQIPËRI- Kanceri testikular hyn tek tumoret që ne i shohim rrallë në popullatë, megjithatë tepër i shpeshtë te grupmosha 15-35 vjeç e meshkujve. Nga viti në vit shifrat kanë ardhur në rritje dhe sipas specialistëve përveç riskut që vjen nga faktori gjenetik i trashëgimisë familjare, faktorët e tjerë të drejtpërdrejtë është konsumi i kanabisit dhe stili i jetesës.
“Mesatarisht në një vit kemi rreth 50 raste të reja. Faktorët lidhen kryesisht me historinë familjare, nëse babai apo vëllai janë të diagnostikuar me këtë tumor edhe mundësia është më e lartë, histori personale nëse ka pas një tumor të tillë, mundësia për tu prekur testikuli tjetër është më e lartë,, faktor gjenetik, faktorët e infertilitetit në përgjithësi lidhen me të. Faktorë të jashtëm si ekspozimi ndaj estrogjeneve, pesticideve, konsumi i kanabisit, apo një stil jo i mirë jetese, mungesa e aktivitetit fizik, etj”
Sipas mjekëve kanceri testikular hyn tek tumoret më të trajtueshme me 98% të rastit, por, shqetësuese për bluzat e bardha mbetet stigma në shoqëri për kontrollet periodike në diagnostikim të hershëm.
“Atë që shohim ne është stigma, djemtë jo shumë të prirur për të ardhur në stad të hershëm. Apeli për vetëkontroll mujor, për të parë simptomat e shenjat si enjtja e testikulit”
Problematika më e madhe që vjen nga kancerit testikular mund të jetë mundësia për t’u bërë baba, dhe për këtë mjekët e kanë një zgjidhje,
“Trajtimi që përdoret kanë një ndikim në infertilitetin. Pas trajtimit testkiluar”
Përveç simptomave klasike që mund të jetë një dhimbje ose enjteje e testikulit, mjekët këshillojnë që mos të neglizhohet një dhimbje mesi, apo një dhimbje në fund të barkut, pasi mund të çojnë në diagnostikim të kancerit të testikulit/abcnews.al