Ayberk Pekcan ndërroi jetë ditën e djeshme pasi vuante nga kanceri në mushkëri. Ai vdiq në moshën 51-vjeçare në spitalin ku po trajtohej në Mersin. Ai u përcjell për në banesën e fundit sot në varrezat e qytetit Tarsus. Aktori njihej për publikun shqiptar për interpretimin e personazhit të Artuk Bey në serialin Ertugrul.
Lajmin se vuante nga kanceri, ai e bëri me dije në Tetor përmes një postimi në rrjete sociale. “Kam kancer në mushkëri. Tumori, mëlçia dhe gjëndrat mbiveshkore janë gjithashtu të prekura. Për fat të keq, kjo sëmundje nuk ka shfaqur asnjë simptomë në fazat fillestare. Është dita e parë e kimioterapisë.
Mbështetja ime më e madhe është me mua, familja, si dhe miqtë e mi të ngushtë. Do të bëj çmos për të rifituar shëndetin tim.”, shkruante aktori.
/abcnews.al