Kanceri i gjirit, mjekja i bën thirrje grave: Shkoni për kontrolle edhe pa pasur simptoma

schedule09:25 - 3 Tetor, 2022

schedule 09:25 - 3 Tetor, 2022

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, një sëmundje ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit.

Ditën e sotme, e ftuar në “ABC e Mëngjesit”, doktoresha e Spitalit Hygeia, Emiljana Huti ka bërë thirrje që të gjitha vajzat dhe gratë të bëjnë ekzamenimet përkatëse. Ajo ka thënë se jo të gjitha  kanë simptoma, prandaj duhet të bëjnë kontrolle.

Në botë prej kohësh është futur ‘screening’ për kancerin e gjirit, edhe ne në Shqipëri kemi tentuar prej vitesh ta implimentojmë këtë lloj gjëje. ‘Screening’ do të thotë që për gra, të cilat kanë një rrisk më të shtruar sesa gratë e tjera, ku do të fusja të gjitha gratë mbi moshën 40-45 vjeçare, të cilat një herë në vit duhet të bëjnë një kontroll për gjirin pa pasur asnjë lloj simptome. Në këtë lloj mënyre, duke e bërë në mënyrë të vazhdueshme këtë gjë, ne si mjek le të themi mund të jemi në gjendje të kapim fazat e kancerit, jo vetëm fazat e hershme, por pre-kanceroze, pra pa u shfaqur akoma kanceri”, u shpreh Huti.

Më tej, mjekja deklaroi se simptoma mbi 90% të rasteve është prekja e një mase në gji. Sipas Hutit, dhimbjet mund të vijnë nga shumë patologji të gjirit, si kistet, sëmundjet që kanë origjinë hormonale.

Simptoma mbi 90% të rasteve është prekja e një mase në gji. Kjo është ajo më klasikja. Në rastet që është malinj, është një masë. Në praktikën mjekësore, shumica e grave vijnë të alarmuara që kanë dhimbje. Ndërkohë që nuk është kjo ankesa që kanë gratë që janë me kancer. Dhimbjet mund të vijnë nga shumë patologji të gjirit, si kistet, sëmundjet që kanë origjinë hormonale. Këto janë pacientët që vijnë më të alarmuara dhe dalin më të buzëqeshura pastaj nga zyra. Kjo është një gjë që përveç se heq stresin, sigurisht shërben që edhe ato të fillojnë edhe të kujdesen. Është një “thirrje” që i bën organizmi, që shiko se ke dhe gjinjt që duhet të kujdesesh përveç dhimbjes së kokës apo barkut”, shtoi mjekja./abcnews.al