Kanceri i gjirit, apeli për gratë dhe vajzat: Nëse vini re këto shenja, drejtohuni menjëherë për kontroll

schedule17:46 - 7 Tetor, 2021

schedule 17:46 - 7 Tetor, 2021

Ministrja e Shëndetësisë ka shpërndarë një mesazh sensibilizues për t’u bërë thirrje grave dhe vajzave të kryejnë kontrollet për kancerin e gjirit. Jonela Begaj nga Vlora e cila ka fituar betejën me kancerin e gjirit pas dy vitesh të vështira ka një apel.

Ajo shprehet se kontrolli duhet kryer në mënyrë periodike edhe nga vetë gratë të cilat në momentin kur konstatojnë diçka jo normale në trupin e tyre duhet t’u drejtohen spitalit.

“Dua t’ju jap një mesazh të gjitha grave dhe vajzave të reja, sepse edhe diagnostifikimi im nuk erdhi nga hiçi.

Të kontrollohen, jo vetëm vetëm në mënyrë praktike, por edhe kontrolle të rregullta të ekografisë dhe kur kanë moshën e duhur të bëjnë mamografinë, kështu shpëtoni jetën tuaj”, shprehet ajo. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!