Kanceri gjinekologjik, mjeku i “Hygeia-s”: Vërejmë shtim të rasteve, mënyrat e reja të diagnostikimit

schedule17:21 - 19 Mars, 2021

schedule 17:21 - 19 Mars, 2021

Numri i grave që vuajnë nga tumoret në organet gjenitale po njeh rritje. Mënyra e të jetuarit, neglizhenca e kontrolleve dhe gjenetika renditen ndër shkaqet kryesore. Për të kapur faktorët predispozues për t’u prekur nga kanceri kirurgu onkolog gjinekolog Nikita Manoku tregon se në spitalin Hygeia në Tiranë po aplikohen mënyra të reja diagnostikuese.

“Po ju përmend vetëm kancerin e ovareve tek gratë. Mund të zbulohet në fazat fillestare për rastësi ose pastaj zbulohet në faza shumë të avancuara kur jep shenja. Sot bëhet screening gjenetik për gratë që kanë një trashëgimi familjare dhe për ato që nuk e kanë. Kështu gjenden gjenet patogenë që i shkaktojnë dhe bëhet një rregullshmëri vizitash për të evituar patologjinë që të evoluojë.”

Kapja e hershme e kancerit në organet gjenitale sipas kirurgut onkolog gjinekolog Nikita Manoku në Spitalin Hygeia në Tiranë  ndihmon në trajtimin e plotë të sëmundjes.

“Jetëgjatësia e grave pas 5 vjetësh të arrijë deri në 99 për qind. Kurse zbulimi jo i hershëm për këto lloj kanceri bën që jetëgjatësia pas zbulimit të arrijë deri në 27 për qind.”

Kirurgu onkolog gjinekolog Nikita Manoku këshillon kryerjen e kontrolleve në  spitale multidisiplinare ku pacienti ndiqet nga ekipe mjekësh që nga vendosja e diagonzës deri në trajtimin e plotë të sëmundjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!