Kancelarja gjermane Merkel: Këshilli i Sigurisë së OKB-së duhet zgjeruar

schedule14:33 - 22 Shtator, 2020

schedule 14:33 - 22 Shtator, 2020

Në fjalimin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për zgjerimin e vendeve anëtare në Këshillin e Sigurisë të OKB-së .

“Këshilli i Sigurisë është pezulluar shpesh  kur janë kërkuar vendime të qarta dhe të prera. Ne kemi nevojë për reforma. Kombet e Bashkuara duhet të vazhdojnë rrugën e tyre të zhvillimit në mënyrë që të përballojnë sfidat globale të shekullit 21,” tha ajo.

Merkel iu bashkua listës së kombeve që kanë bërë thirrje për reforma strukturore në strukturën e OKB-së  për të inkurajuar multilateralizmin.

“Kombet e Bashkuara mund të jenë efektive nëse anëtarët e saj janë të bashkuar,” përfundoi Merkel. s.ba/abcnews.al