Kancelari refuzoi, lideri i opozitës gjermane viziton Kievin

schedule14:56 - 3 Maj, 2022

schedule 14:56 - 3 Maj, 2022

Udhëheqësi i opozitës gjermane ka udhëtuar për të takuar zyrtarët ukrainas në Kiev, pasi kancelari i vendit Olaf Scholz e bëri të qartë se nuk do ta vizitonte vendin së shpejti, raporton AP.

Friedrich Merz, i cili kryeson bllokun e qendrës së djathtë të ish-kancelares Angela Merkel, vizitoi qytetin e Irpin, në periferi të Kievit dhe më vonë pritet të takohet me politikanë të lartë në Kiev.

Sakaq, nuk pritet një takim me presidentin Volodymyr Zelenskiy, sipas AP.

Vizita vjen pasi kancelari Scholz, është vënë nën kritika për qasjen e tij ndaj agresionit të Rusisë. Merz, ka akuzuar më parë kancelarin për udhëheqje të dobët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!