Kancelari Olaf Scholz ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kancelari përmes një njoftimi në X.
“Kjo sigurisht nuk është një gjë e këndshme. Testi im aktual tregon dy viza. Momentalisht kam simptoma të lehta dhe do të vazhdoj të punoj vetëm nga zyra ime”, tha Scholz.
Das ist eindeutig keine Überraschung, über die ich mich freue. Meine aktuellen Covid-19-Tests zeigen zwei Striche. Bei wenig Symptomen baue ich auf einen milden Verlauf und arbeite erstmal nur vom Schreibtisch aus.
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) December 18, 2023
Olaf Scholz ka qenë i infektuar me Covid-19 për herë të parë në shtator 2022.
Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë Stephen Hempstreit njoftoi se takimet e sotme dhe të nesërme të kancelarit janë anuluar, përfshirë takimin e planifikuar me kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico.
/abcnews.al