Kancelari gjerman: Nuk do të njohim rezultatin e referendumeve në zonat e pushtuara të Ukrainës

schedule15:59 - 28 Shtator, 2022

schedule 15:59 - 28 Shtator, 2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka thënë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Gjermania nuk do të njohë kurrë rezultatet e referendumeve të rreme  në rajonet e pushtuara të Ukrainës, sipas një zëdhënësi të qeverisë, shkruajnë mediat e huaja.

Scholz tha gjithashtu se mbështetja financiare, politike dhe humanitare e Gjermanisë për Ukrainën do të mbetet e palëkundur dhe se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, duke përfshirë dërgesat e armëve.

/abcnews.al