Kanadaja vendos sanksione ndaj vajzave të Putinit

schedule17:46 - 19 Prill, 2022

schedule 17:46 - 19 Prill, 2022

Kanadaja i është bashkuar Britanisë së Madhe, BE-së dhe SHBA-së në vendosjen e sanksioneve ndaj dy vajzave të rritura të Vladimir Putinit.

Në përgjigje të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Kanadaja njoftoi sot se ka vendosur sanksione të reja ndaj 14 bashkëpunëtorëve të ngushtë të regjimit rus, përfshirë dy vajzat e rritura të presidentit rus Vladimir Putin, thuhet në një njoftim nga Global Affairs Canada, shkruan CNN.

Lexo edhe: SHBA gati të sanksionojë dy vajzat e Putinit

“Kanadaja vazhdon të qëndrojë pranë burrave dhe grave të guximshme që luftojnë për lirinë e tyre në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë t’i imponojmë kosto të rënda regjimit rus në koordinim me aleatët tanë“, tha Ministrja e Jashtme kanadeze Mélanie Joly.

“Ata do të përgjigjen për krimet e tyre.”

Global Affairs Canada vuri në dukje se Kanadaja synon të zbatojë masa të mëtejshme në përgjigje të “mizorive serioze dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në Ukrainë, duke përfshirë krimet e luftës dhe krimet e mundshme kundër njerëzimit”.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!