Kanadaja ka vendosur së fundmi sanksione ndaj pesë zyrtarëve të lartë të Venezuelës.
Ministria e Jashtme kanadeze tha në një deklaratë se sanksionet janë vendosur ndaj “individëve të përfshirë në shpalljen në mënyrë të pavlefshme të Nicolas Maduro si fitues të zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut 2024”. Sipas autoriteteve kanadeze, individët kanë minuar demokracinë, një veprim që u kundërshtua nga Karakasi.
Ata që janë targetuar përfshijnë Caryslia Beatriz Rodriguez, kryetaren e Gjykatës së Lartë të Venezuelës, Tribunalin e Drejtësisë Supreme.
“Këto veprime ilegale, të drejtuara kundër zyrtarëve legjitimë të vendit tonë, janë vetëm një përpjekje e pasuksesshme për të ushtruar presion mbi Venezuelën,” tha qeveria venezueliane në një deklaratë, duke shtuar se kjo veprimtari tregon se Kanada është “një skllav i interesave imperiale të Shteteve të Bashkuara.”
Gjykata nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Presidenti Maduro dhe qeveria e tij kanë hedhur gjithmonë poshtë sanksionet e Shteteve të Bashkuara , duke thënë se ato janë masa të pabazuara që përbëjnë një “luftë ekonomike” të destinuar për të dobësuar Venezuelën. / abcnews.al