Kanadaja planifikon të pranojë mbi 1.2 milion emigrantë brenda 3 viteve

schedule14:39 - 31 Tetor, 2020

schedule 14:39 - 31 Tetor, 2020

Kanadaja planifikon të tërheqë më shumë se 1.2 milion emigrantë të rinj gjatë tre viteve të ardhshme, tha të premten ministri federal i Emigracionit, ndërsa vendi përpiqet të mbushë boshllëqet në tregun e tij të punës dhe të nxisë ekonominë, të goditur rëndë nga pandemia COVID-19 .

Duke folur para gazetarëve në Otava, Ministri i Emigracionit Marco Mendicino tha se qeveria federale synon të pranojë 401,000 banorë të rinj të përhershëm në 2021, 411,000 të tjerë në 2022 dhe më pas 421,000 në 2023.

“Kanadaja ka nevojë për më shumë punëtorë, tha ai, “dhe emigracioni është mënyra për të arritur atje”.

“Para pandemisë, qëllimi i qeverisë sonë për të çuar ekonominë përpara përmes emigracionit ishte ambicioz. Tani është thjesht jetike, “tha Mendicino.

Sistemi i emigracionit në Kanada është mbajtur prej kohësh si model, pasi historikisht ka marrë punëtorë të aftë, si dhe refugjatë dhe individë që kërkojnë të ribashkohen me anëtarët e familjes tashmë në vend. g.v/abcnews.al