Kanadaja përgjysmon personelin e ambasadës

schedule11:01 - 31 Janar, 2019

schedule 11:01 - 31 Janar, 2019

Personeli i ambasadës kanadeze në Kubë do të përgjysmohet pasi dhe një tjetër diplomat është ankuar për problem shëndetësore të ngjashme me ato të kolegëve të tij amerikanë që punojnë në ambasadën në Kubë.  

Kanadaja ka vendosur të përgjysmojë numrin e personelit të ambasadës së saj në Kubë, pasi një tjetër person pati probleme shëndetësore të ngjashme me ato të dy viteve të fundit qe janë denoncuar nga diplomat të tjerë kanadezë dhe amerikanë, të cilët punonin në Kubë. Nga viti 2017 e deri tani, diplomatët kanadezë që kanë pasur probleme të tilla dhe dhimbje të forta koke janë14.

Shtetet e bashkuara të amerikës vendosën në vitin 2017 që të reduktonin për të njëjtat arste, numrin e personelit të ambasadës amerikane në Kubë. Ëshët e ende e paqartë se nga shkaktohen simptomat, pasi fillimisht u fol për një sulm zanor nga ana e Kubës, më pas për mikrovalë. Nuk ka ende asnjë provë të sigurtë as për metodën e përdorur dhe as për përgjegjësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!