Kanadaja legalizon marjuanën, vendi i dytë në bote dhe i pari i G7-ës

schedule10:42 - 20 Qershor, 2018

schedule 10:42 - 20 Qershor, 2018

Kanadaja ka legalizuar përdorimin e marjuanës. Me 52 vota pro dhe 29 kundër, parlamenti miratoi ligjin, që pritet të zbatohet në shtator. Në këtë mënyrë, Kanadaja bëhet vendi i dytë në botë që legalizon marjuanën.

Shfrytëzimi rekreativ i marijuanës së shpejti do të jetë i ligjshëm në Kanada pasi Senati miratoi një ligj “historik” të martën me një votim prej 52 votash pro dhe 29 kundër. Kanadaja është vendi i dytë në botë dhe shteti i parë G7 që do të zbatojë legjislacionin për të lejuar një treg mbarëkombëtar të marijuanës. Në Shtetet e Bashkuara fqinje, nëntë shtete dhe Distrikti i Kolumbisë tani lejojnë përdorimin e marijuanës rekreative dhe 30 lejojnë përdorimin mjekësor.

Ligji C-45, i njohur ndryshe si Akti i Kanabisit, rrjedh nga një premtim në fushatën e kryeministrit Justin Trudeau për të mbajtur marijuanën larg nga përdoruesit e mitur dhe për të zvogëluar krimin lidhur me këtë bimë. Akti për legalizimin e përdorimit rekreativ të drogës së lehtë u prezantua për herë të parë më 13 prill 2017, dhe më pas u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve në nëntor. Kalimi i Senatit për projekt-ligjin ishte pengesa përfundimtare në proces. Uruguai ishte vendi i parë që legalizoi prodhimin, shitjen dhe konsumin e marijuanës në dhjetor të 2013.

Megjithëse qeveria kanadeze kishte deklaruar fillimisht qëllimin e saj për të zbatuar ligjin në korrik 2018, provincat dhe territoret, të cilët do të jenë përgjegjës për hartimin e rregullave të tyre për shitjen e marijuanës, kanë këshilluar se kanë nevojë nga 8 deri në 12 javë pas miratimit të Senatit për kalimin në zbatim. Qeveria pritet të zgjedhë një date për këtë në fillim apo në mes të shtatorit. Me ligjin e ri, qytetarët kanadezë që kanë mbushur moshën 21 vjeç, u lejohet të mbajnë në public deri në 30 gram marjuanë. GJithashtu u lejohet të mbjellin në shtëpitë e tyre deri në 4 rrënjë kanabis për përdorim vetjak. /abcnews.al