Kanadaja është vendi i parë që ka një paralajmërim në çdo cigare

schedule09:03 - 2 Gusht, 2023

schedule 09:03 - 2 Gusht, 2023

Kanadaja do të bëhet vendi i parë që vendos etiketa paralajmëruese për shëndetin direkt në çdo cigare individuale.

Çdo cigare do të ketë paralajmërimin “Cigaret shkaktojnë kancer” dhe “Helmi në çdo tym”, shkruan BBC, duke shtuar se qëllimi i kësaj fushate është që deri në vitin 2035 të reduktojë përdorimin e duhanit në Kanada në më pak se pesë për qind.

Paralajmërimet e reja do të shfaqen në cigare në fillim të vitit të ardhshëm, dhe deri në korrik 2024, prodhuesit do të duhet të mbajnë paralajmërime në të gjitha cigaret “king size”.

Deri në prill 2025, të gjitha cigaret e tjera do të duhet të përmbajnë paralajmërime të reja.

Paralajmërimet “do ta bëjnë praktikisht të pamundur shmangien e paralajmërimeve shëndetësore” për produktet e duhanit, sipas shërbimit publik britanik.

Në Kanada, paralajmërimet për paketat e cigareve u futën në vitin 1989 dhe në këtë vend rreth 48 mijë njerëz vdesin çdo vit për shkak të përdorimit të duhanit, sipas BBC./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!