Kanadaja dënon lëvizjen ruse në rajonet e shkëputura, duke përgatitur sanksione

schedule00:48 - 22 Shkurt, 2022

schedule 00:48 - 22 Shkurt, 2022

Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly, ka dënuar gjithashtu njohjen e rajoneve separatiste nga presidenti Putin, duke e quajtur atë “një kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”.

Ajo thotë se Kanadaja dhe aleatët e saj do të “reagojnë me vendosmëri ndaj këtij mosrespektimi flagrant  të ligjit ndërkombëtar” dhe po përgatitet të vendosë sanksione ekonomike  të veçanta nga ato që do të prezantoheshin nëse do të ketë “ndonjë pushtim të mëtejshëm ushtarak” të Ukrainës raporton “BBC”.

“Kanadaja mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, thotë ajo. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!