Kanada, shitja dhe përdorimi i marjuanës bëhet e ligjshme

schedule13:10 - 17 Tetor, 2018

schedule 13:10 - 17 Tetor, 2018

Nga sot ka filluar zbatimi i ligjit për përdorimin dhe posedimin e ligjshëm të marijuanës. Menjëherë në pikat e shitjeve janë regjistruar radhë të gjata.

Që prej datës 17 tetor, në Kanada është e ligjshme shitja dhe posedimi i marjuanës për përdorim rekreativ. Në orët e para të së mërkurës është regjistruar edhe blerja e parë në një qendër ku ishte formuar një radhë e gjatë me qindra persona. Kanadaja është vendi i dytë në botë, pas Uruguait, ku posedimi dhe përdorimi i kanabisit është i ligjshëm. Ligji për përdorimin e marihuanës rekreative u miratua në qershor.

Qëllimi i liberalizimit është goditja e biznesit të shitjes së drogave “të lehta” nga krimi i organizuar. “Ne – tha kryeministri Justin Trudeau, në prag të reformës – nuk legalizojmë marihuanën sepse mendojmë se është mirë për shëndetin tonë. E bëjmë sepse e dimë se nuk është mirë për fëmijët tanë. E dimë që duhet të bëjnë një punë më të mirë për të mbrojtur fëmijët tanë dhe për të eliminuar dhe për të zvogëluar masivisht fitimet e krimit të organizuar”.

Akti i Kanabisit ishte një premtim zgjedhor i bërë nga Trudeau në vitin 2015 dhe zbatimi i ligjit do të vlerësohet para zgjedhjeve të ardhshme të 2019, në mënyrë që të mund të verifikohet nëse ishte apo jo një sukses. Trudeau pranoi në vitin 2013 se ai kishte tymosur kanabis pesë ose gjashtë herë në jetën e tij: mes tyre, pas një darke në të cilën ai festoi zgjedhjen e tij në Parlament me miqtë. Megjithatë, kryeministri ka përjashtuar se ai dëshiron të përfitojë nga ligji i ri: zyra e tij ka deklaruar se kryeministri “nuk ka ndërmend të blejë ose të konsumojë kanabis pasi të legalizohet”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!