Kanada/ Punonjësit e postës në grevë, kërkojnë rritje page

schedule21:58 - 15 Nëntor, 2024

schedule 21:58 - 15 Nëntor, 2024

Punonjësit e Postës në Kanada kanë organizuar grevën e tyre të dytë në këto 6 vitet e fundit këtë të premte. Rreth 55,000 punonjës shprehën revoltën e tyre pasi sindikata njoftoi se nuk arriti të finalizonte një marrëveshje pagash me operatorin postal përpara sezonit të ngarkuar festiv.

Ministri i Punës, Steven MacKinnon, i cili është përpjekur dy herë përgjatë këtij viti për të dakortësuar mosmarrëveshjet e punës me sektorë të tjerë, bëri të qartë se për momentin nuk parashikohet një ndërhyrje e tillë.

Sindikata kërkon rritje pagash në përputhje me inflacionin, rritjen e kostos së jetesës në pagesën bazë dhe kushte të sigurta pune.

Sakaq, sindikata kishte lajmëruar për grevën përmes një njoftimi 3 ditë më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!