Kanadaja “nën pushtetin” e zjarreve, digjen 8 milionë hektarë pyje

schedule10:38 - 21 Maj, 2023

schedule 10:38 - 21 Maj, 2023

Zjarret që kanë përfshirë Kanadanë gjatë ditëve të fundit deri më tani kanë shkaktuar djegien e 8 milionë hektarëve.

Mediat e huaja shkruajnë se shpresojnë se reshjet e parashikuara të ndihmojnë në shuarjen e 87 vatrave aktive të zjarrit në Kanadanë perëndimore.

Christy Tucker nga shërbimi zjarrfikës i provinces, është shprehur se me uljen e temoeraturave dhe praninë e lagështirës do të kenë më shumë mundësi që të shuhen zjarret.

Gjithçka varet nga saktësisht se ku bie ky shi… Por në zonën ku ne e presim, do të bëjë një ndryshim të madh për 2500 zjarrfikësit që luftojnë 87 pyje dhe zjarre, që përhapen në mënyrë të pakontrolluar”, ka thënë ai.

Më shumë se 10,000 njerëz në Alberta u urdhëruan të evakuojnë shtëpitë e tyre dje.

Sipas Cindy Evans, drejtoreshë e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, situata në Kanadanë perëndimore mbetet “e paqëndrueshme”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!