Kanada/ 155,000 punonjës në grevë për rritje të pagave

schedule09:19 - 19 Prill, 2023

schedule 09:19 - 19 Prill, 2023

Më shumë se 155,000 punonjës publikë dolën në grevë në Kanada  këtë mëngjes për të kërkuar rritje më të mirë të pagave për të përballuar inflacionin, tha një nga sindikatat e sektorit publik.

“Ne jemi në fillimin e një greve historike për të arritur një marrëveshje që merr parasysh koston e jetesës,” shpjegoi Chris Aylëard, president kombëtar i sindikatës kanadeze të sektorit publik AFPC, gjatë një konference për shtyp të martën mbrëma.

Mobilizimi, “një nga grevat më të mëdha në vend”, sipas sindikatës, filloi në mesnatë.

Të dy palët sqaruan se negociatat do të vazhdojnë. Nga mobilizimi pritet të paralizohen shërbime të shumta publike, përfshirë këtu tatimet, shërbimin e pasaportave dhe shërbimin e emigracionit.

Pothuajse një e treta e nëpunësve publikë federalë do të bëjnë grevë, sipas AFPC. Rreth 250 greva janë planifikuar në të gjithë vendin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!