Kanabis në repartin ushtarak në Zall Herr, Peleshi: Pezullohen nga detyra përgjegjësit

schedule13:50 - 5 Gusht, 2023

schedule 13:50 - 5 Gusht, 2023

Tre ushtarakë kanë rënë në prangat e policisë dhe katër të tjerë janë nën hetim mes të cilëve edhe komandanti i njësisë Ushtarake në Zall Herr.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me gjetjen dhe asgjësimin e 125bimëve narkotike në këtë repart ushtarak dhe ka theksuar se janë pezulluar nga detyra shtatë ushtarakët që kishin përgjegjësi në lidhje me këtë ngjarje.

Ndër të tjera ai thekson se është e rëndësishme që organet ligjzbatuese të bëjnë punën në çdo rast.

LEXO EDHE: Parcelë me kanabis në repartin ushtarak në Zall Herr, 3 të arrestuar, në hetim komandanti dhe zv/komandanti i togës

Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake, bëri të mundur evidentimin dhe më pas asgjësimin e 125 bimëve kanabis, të cilat ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar, në territorin e zonës ushtarake të Zall Herrit.

Menjëherë janë pezulluar nga detyra të gjithë personat përgjegjës.

Dënojmë me forcë çdo aktivitet të kundërligjshëm. Inkurajojmë organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën në çdo rast”, shkruan Peleshi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!