Kanabis në mes të pyellit, arrestohen dy persona, procedohet kryeplaku në Durrës

schedule10:30 - 12 Qershor, 2020

schedule 10:30 - 12 Qershor, 2020

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër shtetas të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni është proceduar në gjendje të lirë edhe  kryeplaku i fshatit Bizë në Durrës.

Sipas informacioneve mësohet se shtetasit në e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin kultivonin bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle antikanabis, arrestohen 2 shtetas, 1 në kërkim

Procedohet kryeplaku i fshatit, në gjendje të lirë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kontrolluan nga toka me këmbë për disa orë në fshatin Bizë.

Në një ambient të hapur, të pyllëzuar, konstatuan një rast të kultivimit të kanabisit dhe vunë në pranga shtetasit R.S., 55 vjeç dhe S.D., 58 vjeç, banues në Lalëz dhe Draç.

Policia shpalli në kërkim shtetasin G.B., banues në Bizë, Durrës.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi B.P., 46 vjeç, me detyrë Kryeplak i fshatit Bizë.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar dhe zonat më të largëta, duke përdorur edhe flotën e dronëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!