Një shqiptar i konsideruar si anëtar i rëndësishëm i një rrjeti të mirëorganizuar të trafikut të kokainës ka rënë në prangat e policisë greke së bashku me një 38-vjeçare moldave, e cila është bashkëpunëtore e tij.
Sipas autoriteteve greke, në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 33 pako me 35 kg kanabis dhe 2 pako me 960 gramë kokainë. Gjithashtu policia ka sekuestruar 1 pistoletë, 2 krëhëra, 4 fishekë, 1 silenciator, 14 celularë dhe 17 karta telefoni, 1 automjet dhe 295 euro.
Shqiptari nuk rezulton të ketë dokumentacion qëndrimi në Greqi, madje ka masë ndalimi për hyrje në zonën Shengen. Për të dy të arrestuarit do të ketë hetime të mëtejshme.

