Kamza fiton Kampionatin Ndërkombëtar të Karatesë “Kamza Open 2022”, 420 sportistë pjesëmarrës

schedule10:15 - 27 Prill, 2022

schedule 10:15 - 27 Prill, 2022

Klubi “Kamza Karate” ka fituar Kampionatin Ndërkombëtar të Karatesë “Kamza Open 2022”. Vendin e dytë e zuri “Ulqini”, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua ekipi i ‘Lushnjes’.

Kampionati Ndërkombëtar i Karatesë “Kamza Open 2022” u zhvillua në ambientet e shkollës 9- vjeçare “Hillary Clinton”.

Duke folur për ABC, trajneri i ekipit të Kamzës, Uljen Raska u shpreh: Ishte diçka shumë emocionuese për mua si trajner. Puna e palodhshme dhe e pandalur e sportistëve të ekipit të Kamzës dha në fund te këtij evenimenti rezultatet që gjithsecili nga ne priste. Puna vazhdon akoma më fort që të mund të ruajmë këtë titull, më datë 8 maj ku zhvillohet dhe kampionati kombëtar për të gjitha moshat.

Në këtë kampionat morën pjesë 420 sportistë nga 6 shtete pjesëmarrëse, të cilët konkurruan nën emblemën e 39 klubeve të ndryshme. Të pranishëm dhe të ftuar ishin figura që kontribuojnë në sportin shqiptar dhe në vendet fqinje. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!