Kampusi i ri Universitar, Mazniku: Do akomodohen 9 mijë studentë

schedule21:27 - 19 Janar, 2019

schedule 21:27 - 19 Janar, 2019

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku ka qenë i ftuar në studion e “Mbrëmja ABC”. Ai ka folur për projektin e Kampusit të ri Universitar, i cili do ndërtohet në “Qytet Studenti”.

“Nëntë godina do të shemben dhe do ndërtohen nga e para. Ndërsa pjesa tjetër e godinave do t’i nënshtrohen një procesi rikonstruktimi. Një ndër këto modele me kushte të reja dhe moderne ka përfundur. E kam fjalën për godinën e konviktit të Inxhinierisë.

Qeveria ka rënë dakord për të mbylluar marrëveshjen me qeverinë gjermane. Godinat do të jenë të niveleve të ndryshme. Logjika ështe që në “Qytetin Studenti” të akomodohen mbi 9 mijë studentë.

Studentëve kryetari u bëri thirrje  sa më shpejt të fillojnë mësimin, sepse bashkia do këtë mundësi që të ndërhyjë dhe të fillojë nga puna. Në fakt deri tani janë të angazhuari në “Qytetet Studenti” 16 mln euro. Janë investime që nuk janë të vogla, janë investime të rëndësishme. Do ketë biblioteke, mesna si dhe hapësira sportive”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!