Kampioni shqiptar i Botërorit të Fuqisë, me kë garoi Mbarimi që ngre deri 300 kg

schedule08:53 - 18 Tetor, 2023

schedule 08:53 - 18 Tetor, 2023

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Mbarin Mehmeti foli garën e zhvilluar në Hungari ku edhe triumfoi.

I pranishëm në studio ishte edhe sportisti, Denis Sadushi i cili ishte edhe mbështetësi më i madh i Mbarim Mehmetit.

“Çdo gjë shkoi perfekt, merrnin pjesë 1 mijë sportistë, nga 33 shtete të botës. Shkuam 8 ditë atje  dhe çdo gjë ishte perfekt”, tregon Mbarim Mehmeti.

Mes 12 garuesve Mehmeti u rendit i pari në kategorinë Poëerlifting me peshën 75 kg.

“Ky është një sport shumë matematik. Nëse do shihja gjatë stërvitjeve të mia që nuk do t’ja dilja me peshat, ndoshta nuk do të merrja pjesë. Kur bëhet regjistrimi në kampionat, ka regjistrime dhe i përcakton që në fillim ato”, tha ndër të tjera Mehmeti.

Denis Sadushi sqaroi se pjesëmarrja në një sport të tillë kërkon një stërvitje shumë serioze dhe të përkushtuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!