Ky sezon nuk ka qenë aspak pozitiv për Samuel Umtiti. Kampioni i botës ka humbur postin e titullarit te Barcelona dhe emri i tij ka përfunduar në merkato. Dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë qendërmbrojtësin 26-vjeçar, por ai nuk dorëzohet.
Katalanasja Sport raporton se Umtiti nuk dëshiron të largohet nga kampionët e Spanjës, me të cilët ka një kontratë deri në verën e vitit 2023. Ofertat nga Premier League nuk mungojnë, aty ku e duan Arsenal, Manchester United dhe Tottenham.
Barcelona ka nevojë për para dhe është gati të pranojë çdo negociatë për shitjen e lojtarit francez, por ky i fundit ndihet për mrekulli në Katalunjë dhe beson se do rikthehet sërish pjesë e formacionit titullar. /abcnews.al