Tirana luan kundër Dinamo Tbilisi të mërkurën prej orës 19:00, ndërkohë që sipas protokollit të UEFA-s, bardheblutë janë testuar ditën e sotme për COVID-19. 48 orë para, sikurse e kërkon rregullorja.
Tashmë priten me ankth përgjigjet e testeve dhe shpresohet që të mos ketë asnjë futbollist të infektuar, në mënyrë që për trajnerin Emanuel Egbo të jetë i plotë grupi i lojtarëve.
Në mbrëmje te Tirana pritet të marrin përgjigjet e testeve dhe më pas do të bëhet edhe lista e lojtarëve që do të fluturojnë drejt Gjeorgjisë me Charter.
Te Tirana futbollistët janë testuar edhe një herë tjetër në muajin qershor, pas ndeshjes me Bylisin. Shkak u bë fakti që Eridon Qardaku i ballshiotëve kishte dalë me koronavisus dhe me kërkesë të autoriteteve shtetërore, lojtarët e bardhebluve u testuan dhe të gjithë dolën negativë. /abcnews.al