Ishte një nisje perfekte, por vetëm aq. “Të Kaltërit” e Italisë kanë arritur të përmbysin gjithçka, në “Signal Iduna Park”, duke shkatërruar totalisht festën e “Kuqezinjve”, në “mitikun” e futbollit gjerman, vetëm 5 minuta pas golit të barazimit.
Pasi merr një pasim të shkurtër nga jashtë zone, “fantazisti” i mesfushës, Nicolo Barella ka lëshuar një predhë nga jashtë zone duke tundur rrjetën e Strakoshës, i cili nuk arriti të bënte asnjë lëvizje. Rezultati shkon në 2 me 1. /i.m /abcnews.al

