Kampionët e Serie A sigurojnë shërbimet e një suedezi në mesfushë, Napoli në sulm dhe për “yllin” e La Liga

schedule14:16 - 9 Gusht, 2023

schedule 14:16 - 9 Gusht, 2023

Pas fitimit të “Scudetto”-s, gjë e cila nuk kishte ndodhur prej 33 vitesh, Napoli tashmë duket se po shfrytëzon merkaton e verës, për të rifreskuar skuadrën në disa pika, me transferimin e parë të verës, që ishte mbrojtësi brazilian, Natan, i cili erdhi si zëvendësues i koreano-jugorit, Kim Min-Jae, me këtë të fundit që u transferua te “bavarezët” e Bayern Munich.

Braziliani duket të ketë qenë vetëm transferimi i parë për këtë merkato vere, pasi mesditën e kësaj të mërkure, Presidenti De Laurentiis ka arritur të sigurojë shërbimet e një tjetër lojtari, kësaj radhe në repartin e mesfushës, ku shumë shpejt priten largime, si i Piotr Zielinski.

Për të zëvendësuesuar kamerunasin, Zambo-Anguissa, i cili momentalisht është i dëmtuar dhe në janar do të marrë pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës, Presidenti i “bluve” arriti të transferojë në stadiumin “Diego Armando Maradona”, 23-vjeçarin suedez të mesfushës, Jens Cajuste, nga francezët e Reims për shifrën e 12 milionë eurove.

Mirëpo, duket se Napoli nuk do të ndalet me kaq, pasi objektivi i radhës për mesfushën është talenti spanjoll i Celta Vigo, Gabri Veiga. Fillimisht “napoletanët” bënë një ofertë prej 30 milionë eurosh për 21-vjeçarin, duke mos arritur kështu as shifrën e klauzolës prej 40 milionë eurosh e për këtë arsye spanjollët i refuzuan “blutë”.

Megjithatë, pavarësisht refuzimit të parë, “blutë” duket se janë në rrugën e duhur për gjetjen e një marrëveshjeje. Presidenti De Laurentiis dëshiron të “shfrytëzojë” marrëdhëniet e mira që ka më teknikun Rafael Benitez, tashmë trajner i Celta Vigo, për të siguruar shërbimet e spanjollit për shifrën e 36 milionë eurove, paketë kjo e cila do të ndahet në modulin 32 milionë euro bazë dhe 4 milionë të tjera shtesë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!