Kampionë, rekord fitimesh dhe forcë e katërt në botë: Italia e Mancinit “zjarr”  

schedule14:38 - 12 Korrik, 2021

schedule 14:38 - 12 Korrik, 2021

Italia fitoi Europianin e dytë në histori mbrëmjen e kaluar. Suksesi në “Wembley” në finalen dramatike ndaj Anglisë, riktheu të kaltrit në maje të kontinentit të vjetër pas plot 53 viteve.

Një kryevepër e Roberto Mancinit, i cili mori drejtimin e kombëtares në momentin më të errët. Italia renditej në vend të 20-të, ndërsa sot mban pozicionin numër katër në renditjen e FIFA-s, pas Belgjikës, Brazilit dhe Francës.

28.25 milion euro kanë përfunduar në arkat e FIGC (Federata Italiane e Futbollit) nga UEFA, teksa kombëtarja azzurre, që nuk humbet një ndeshje zyrtare prej vjeshtës së vitit 2018, ka vendosur një tjetër rekord sa i përket fitimeve në një Europian.

Plot 99.25 milion euro, duke parakaluar Portugalinë, që fitoi 98.2 milion euro pas triumfit në Euro 2016. Moment fantastik për Italinë, që do të jetë kokë grupi në Botërorin Katar 2022 nëse arrin të kualifikohet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!