Kampione e Shqipërisë, Ballkanit e Europës në shah, merr vetëm 1 shpërblim. Ndeshja sfilitëse 5 orë

schedule11:57 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 11:57 - 12 Dhjetor, 2023

Kampionati i Shahut është një sport  i vështirë, i bukur,  por edhe shumë sfidues për të apasionuarit. Në Shqipëri para pak ditësh u zhvillua Kampionati Kombëtar i Shahut, ndërsa Kler Çaku u shpall kampione. Ajo tregoi emocionet e triumfit dhe sfidat që kaloi në këtë garë, në një lidhje direkte me emisionin “ABC e mëngjesit”

“Në kampionatin kombëtar u zhvilluan gjithsej tetë ndeshje, unë mora 6.5 pikë gjithsej. Bëra gjashtë fitore, një barazim dhe një humbje.  Ishte deri në ndeshjen e fundit një garë që duhej përkushtim, pasi isha një pikë pas vendit të parë në ndeshjen e fundit dhe po ta mundja do dilja kampione, ndaj duhet përkushtim deri në ndeshjen e fundit”, tha ai.

Pak javë ë parë ajo u shpall kampione Evrope në sportin e Shahut. 13-vjeçarja shqiptare, thotë se në këtë kampionat ka siguruar 7 fitore dhe dy barazime, ndërsa sfidën e fundit për vendin e parë e kishte me një kundërshtare nga Sllovakia.

Ajo u shpreh se sfida ishte e fortë, por në fund arriti të mposhtte  kundërshtaren duke marrë vendin e parë në kampionat.

“Ka qenë goxha dhe stres gjatë gjithë ndeshjeve, Kur shkova aty e kisha në mendjen fitoren gjithë kohës dhe kur kam shkuar aty kam shkuar për të qenë superiore ndaj të tjerave dhe për të dalë e para, siç edhe dola. Kam bërë vetëm dy barazime, dhe shtatë fitore. Loja më e fortë ishte loja që fitova dhe sfida ishte me një sllovake. E Mbajti lojën shumë dhe më sulmoi, por në fund e fitova”, tha ajo./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!