Kampione brenda dy vitesh, Oriela Trako e para në “Bodybuilding” në Shqipëri

schedule21:03 - 17 Qershor, 2023

schedule 21:03 - 17 Qershor, 2023

Më pak se dy vite i është dashur Oriela Trakos të bëhet kampione e Bodybuilding në Shqipëri si dhe të marrë medalje në evente të rëndësishme ndërkombëtare.

Kur nisi të ushtrohej në palestër nuk e mendonte se vullneti do ta çonte përtej dëshirës për t`u kujdesur për trupin. Aftësitë e saj në Bodybuilding u zbuluan nga Nikollaq Muco i cili ka qenë po ashtu disa herë kampion ne këtë sport.

Vitin e shkuar 32-vjeçarja përfaqësoi Shqipërinë në kampionatin që u zhvillua në Amerikë ku u rendit e treta mes 52 shtetesh. Rezultati ishte befasues edhe për vetë Orielën. Në pak kohe ka arritur shumë, por thotë se ja ka dale vete, pa mbështetjet institucionesh.

Krah ka pasur familjen dhe paragjykime shprehet se nuk ka ndeshur. 32-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve dhe mundohet që të kujdeset e përkushtohet si për familjen ashtu dhe pasionin e saj.

Në vjeshtën e këtij viti organizohet kampionati evropian i Bodybuilding. Synimet për të Oriela i ka të qarta. Deri atëherë ditët e Orielës do të jenë të mbushura me stërvitje e pune për të arritur rezultate të larta për vetë, por edhe Shqipërinë.