Duke filluar nga data 14 shtator deri në 29 do të zhvillohet botërori i volejbollit për femra. Ky event do të mbahet në Japoni.
E teksa basketbolli botëror është në prag të sfidave gjysmëfinale të tij, nga data 14 shtator deri në 29, për dy javë do të nisin edhe sfidat për fazën finale të Botërorit të femrave në Volejboll. Një tjetër sport me jo pak ndjekës në shqipëri, por me nivelin e lartë të sfidave dhe të realitetit botëror. Para pak ditësh përfundoi Europiani i femrave në volejboll që shkoi për Serbinë, teksa tashmë radhën e ka Botërori që do të zhvillohet në Japoni në 5 qytete. Në total do të luhen 66 ndeshje, teksa në garë sipas formatit janë 12 skuadra që do të kërkojnë kurorën e kampiones.
Dita e parë do të hapet me sfidat : SHBA – Kenia, Kamerun-Rusi dhe Argjentinë-Hollandë. Një rivalitet shumë i madh edhe në volejbollin e femrave. Kina është favoritja e madhe, por edhe Argjentina e Brazili nuk janë pak në aspektin e rivalitetit, pa harruar edhe kockën e fortë të SHBA, një skuadër që do të kërkojë trofeun, dhe një përballje me Kinën do të ishte një finale reale e objektive. Pas përfundimit të femrave, do të nisë nga data 1 tetor deri në 15 edhe faza finale e Botërorit për meshkuj. /ABC News Albania 24/7