Kampi i refugjatëve, Xhaçka: I njëjti lajm i rremë në faqen e parë të një gazete të respektuar

schedule11:08 - 18 Nëntor, 2021

schedule 11:08 - 18 Nëntor, 2021

Mediat britanike po raportojnë sërish për mundësinë e hapjes së një kampi për refugjatë të kthyer nga Britania e Madhe, në Shqipëri dhe kjo ka sjellë edhe reagimin e ministres për Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Lexo edhe: 100 mijë £ për person, Anglia tenton sërish për kampin e refugjatëve në Shqipëri, detajet e negociatave

Në një postim në Twitter, ministrja ka publikuar faqen e parë të gazetës “The Times” dhe shpreh zhgënjimin e saj për mediat britanike. Sipas saj, bëhet fjalë për të njëjtin lajm të rremë që është raportuar edhe më parë.

“I njëjti lajm i rremë në faqen e parë të një gazete të respektuar siç është The Times. Dhe meqë ra fjalë unë jam grua dhe jo burrë,  që gjithnjë e kam admiruar cilësinë e mediave britanike. Sa e trishtë.” /abcnews.al/

OLTA XHAÇKA NË TWITTER

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!