Kampi i emigrantëve, mediat italiane shtrembërojnë fjalët e Ramës/ Minxhozi: Po përdoren për konsum politik

schedule17:34 - 24 Maj, 2024

schedule 17:34 - 24 Maj, 2024

SHQIPËRI- Në një intervistë për median Italiane “La Republica” Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur rezervat e tij sa i përket proceduarave që ndjek Bashkimin Europian mbi trajtimin e çështjeve të azilit për emigrantët  ndërsa ka folur edhe për marrëveshjen mes Tiranës dhe Romës Zyrtare për ngritjen e dy kampeve për strehimin e refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin.

Rama komentoi shtyrjen e ndërtimit të këtyre dy kampeve që duhet të ishin gati më 20 maj duke thënë se e gjitha kjo është përgjegjësi e shtetit Italian dhe se Shqipëria ka bërë punën e saj sa i përket kësaj çështjeje.

Por në këtë intervistë “Corriere Della Sera” dhe media të tjera Italiane zgjodhën që të deformonin fjalët e Kryeministrit duke vënë Titullin “Rama Braktis Melonin” dhe “Qendrat për Emigrantët do të jenë një dështim”.

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në “News Line” në ABC News, u shpreh se kjo çështje duket se po përdoret nga mediat fqinje për interesa elektorale në shtetin e Italisë.

Sipas tij, Shqipëria i ka kryer detyrimet e veta pasi ka firmosur marrëveshjen duke vendosur në dispozicion tokën e saj, në të cilën është pranuar të ngrihet kampi për emigrantët.

“Kam përshtypjen se jemi përballë një realiteti cinik, për shkak të fushatës elektorale në Itali. Gazeta italiane ka marrë fjalët e Ramës, dhe ikanë çuar më tutje, sikur Rama i jep duart dhe Melonit dhe marrëveshjes, sikur Shqipëria i thotë “jo” marrëveshjes. Shteti shqiptar i ka thënë po marrëveshjes me fakte, ka ofruar territorin dhe këtu mbaron detyrimi I Shqipërisë. Më shumë besoj se shtypi italian ka rimarrë dhe ka ribërë deklaratat e Ramës duke i futur ato në fushatën e ashpër që bëhen për zgjedhjet në Itali. Çështje të tilla sensitive krijojnë ndjeshmëri mediatike”, u shpreh ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!