Një aksidnet rrugor me disa të lënduar ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Klos-Burrel.
Burime për Abc News bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zall-Shoshaj, ku një mjet i tonazhit të rëndë u përplas me një makinë duke shkaktuar disa të lënduar dhe një trafik deri në 3 kilometra.
Makinat është dashur të rrijnë dy orë në pritje deri sa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e rendit të komisariatit të Matit.
Një nga problemet kryesore të këtij aksi rrugor është mungesa e sinjalistikës së nevojshme shkakton aksidente sidomos për ata që nuk e njohin rrugën./abcnews.al